VIDEO/ Berisha shkon të vizitojë deputetin e lënduar Nallbati në spital, nuk iu jep as dorën policëve

Aktualitet

Publikuar: 10/02/2026

VIDEO/ Berisha shkon të vizitojë deputetin e lënduar Nallbati në spital, nuk iu jep as dorën policëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shkuar në Spitalin e Traumës për të vizituar deputetin Bledion Nallbati, i cili mbeti i lënduar gjatë protestës së fundit të opozitës para Kryeministrisë.

Vizita e Berishës, megjithatë, u shoqërua me një episod që ka ngjallur reagime. Në një video të publikuar, shihet se lideri i opozitës kalon në korridorin e spitalit përballë disa oficerëve të policisë, por refuzon t’u japë dorën atyre, duke vazhduar rrugën pa asnjë përshëndetje.

Ngjarja vjen në një moment tensionesh të larta politike, menjëherë pas protestës së PD-së, që u shenjua sërish nga dhuna dhe përplasjet me policinë./Tema