Mateo i hedh kunja Luizit: A do shpikësh ndonjë sëmundje

Show Biz

Publikuar: 08/02/2026

Mateo i hedh kunja Luizit: A do shpikësh ndonjë sëmundje

Vetëm pak orë pas rikthimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, Luiz Ejlli është përfshirë në debate me banorët.

Situata u tensionua gjatë një diskutimi mes Mateos dhe Rogertit, ku Luizi ndërhyri me komente ironike. Përplasja mori një tjetër drejtim kur Mateo e provokoi duke i përmendur eksperiencën e tij të mëparshme në format dhe historinë e dashurisë që e shoqëroi atë rrugëtim.

Mateo i tha se këtë sezon nuk kishte një histori dashurie, ndërsa Luizi u përgjigj me ironi duke përmendur emrin e Tanit.

Pjesë nga biseda:

Mateo: Më bëhet qejfi që ta ka fut fort Tani dje

Rogerti: A të pëlqeu? Si ma ka futur?

Mateo: Ti duhet ta kuptosh që servili bën ça i thua ti, po servili nuk ka mend

Rogerti: E vërtetë, aty jam me ty, të ul kapelen. Ai është ku fryn era, e kam thënë. Dhe e dinë shumë mirë se si ndihem për të, aq.

Mateo: Tani i ka ra flladi andej nga Luizi

Rogerti: Nuk kam punë me të, edhe badigardi me byrek në dorë te puna, po për momentin është pa punë

Luizi: Nuk i është çuar kolegu akoma

Rogerti: Po i vjen, e di kush është?

Mateo: Për histori dashurie në Big Brother kemi Luizin. Po nuk ke histori dashurie këtë vit

Luizi: Urdhëro?

Mateo: Nuk ke histori dashurie këtë vit

Luizi: Kush e tha, ja ku jemi unë e Tani

Mateo: Po sëmundje do shpikësh ndonjë tjetër?

Luizi: Po

Mateo: Na thuaj të vijmë

Rogerti: Atë që e ke, e ke, të paktën na e thuaj, që të vijmë me të pa me orar, njeri me të rënë kokës e tjetri me të fërkuar, e ke aty. I fërkon këmbët Tani mirë, mi ka fërkuar dhe mua.