Sondazhi: 90% e shqiptarëve i duan pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve ashtu siç janë ose më të ulëta

Aktualitet

Publikuar: 05/02/2026

Sondazhi: 90% e shqiptarëve i duan pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve ashtu siç janë ose më të ulëta

Javanews angazhoi sondazhistin e njohur Eduard Zaloshnja për të kryer një sondazh për opinionin e shqiptarëve rreth pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS krejt te rastësishme në gjithë territorin e vendit dhe u plotësua në mënyrë anonime nga të anketuarit.

Kampioni: 1158 të anketuar, i ripeshuar statistikisht për të përfaqësuar sa më afërsisht 1.9 milionë banorët e rritur të vendit, gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht.

Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/-2.8%.

/JavaNews