Seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, është shtyrë për në datën 9 shkurt.
Berberi, i cili ka mbajtur detyrën nën varësinë e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, u arrestua më 14 mars 2024 me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.
Sipas SPAK, Berberi dyshohet se është përfshirë në shkelje të lidhura me 8 procedura tenderimi, me një vlerë totale prej disa milionë eurosh.