Sherr mes të miturve në Gjakovë, plagoset me thikë njëri prej tyre

Rajon

Publikuar: 13/01/2026

Sherr mes të miturve në Gjakovë, plagoset me thikë njëri prej tyre


Disa të mitur janë përfshirë këtë të martë në një përleshje fizike në rrugën “Beqir Kastrati”, në Gjakovë.

Konflikti ka agravuar në përdorimin e thikave ku si pasojë është plagosur njëri pre tyre.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi konfirmoi plagosjen e të miturit dhe shtoi se ai ka marrë ndihmë mjekësore në QKUK.

Krasniqi shtoi se i plagosuri dhe një prej të dyshuarve janë marrë në pyetje nga policia lidhur me ngjarjen. Policia po kryen veprimet hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes.