Gjermania në prag krize! Rezervat e gazit bien në minimum historik

Botë

Publikuar: 12/01/2026

Gjermania në prag krize! Rezervat e gazit bien në minimum historik

Gjermania po përballet me një situatë të pazakontë energjetike, pasi nivelet e magazinimit të gazit kanë rënë në pikën më të ulët të regjistruar për këtë periudhë të vitit.

Sipas rrjetit publik ZDF, që citon ekspertë të industrisë, rezervat po shterojnë me ritëm të shpejtë për shkak të valës së fortë të të ftohtit që goditi vendin në fund të dhjetorit.

Të dhënat zyrtare tregojnë se depozitat e gazit janë të mbushura vetëm rreth 50%, ndërsa një vit më parë ishin rreth 77%.

Brenda katër javëve të fundit, nivelet kanë rënë me 13%, sipas organizatës Gas Infrastructure Europe. Nëse tërheqjet vazhdojnë me të njëjtën shpejtësi, ekspertët paralajmërojnë se deri në mars depozitat mund të zbresin në vetëm 5%.

“Situata është thuajse po aq e rrezikshme sa ajo në fillim të vitit 2022,” tha Stefan Dohler, drejtues i kompanisë EWE, duke paralajmëruar se rezervat mund të mos zgjasin deri në fund të sezonit të ngrohjes.