Çdo përmbysje që ndodh në Botë, Sali Berishës i duket sikur është fitore e revolucionit të tij. Pas përmbysjes së Maduros në Venezuelë dhe pasi e përshëndeti si fitore të tij, kreu i PD, Sali Berisha, i cili vijon të jetë i dizenjuar ‘non grata’ nga SHBA-të, tenton të ‘përvetësojë” edhe protestat e popullot iranian për liri kundër regjimit të Ajetullahëve.
Në një postim në profilin e tij, Berisha shkruan:
Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare.
Diktatura e Ajetullahëve obskurantistë në grahmat e fundit!
Miq, revolucioni demokratik i opozitës iraniane në pragun e triumfit, fitores përfundimtare.
Masakra dhe barbaritë e papara të regjimit ndaj kryengritësve paqësorë të pamposhtur.
Në 24 orët e fundit, revolucioni për Iranin e lirë dhe demokratik numëron mbi 2 mijë martirë të rënë nga breshëritë e falangave të zeza të pushtetit të krimit.
Duke mbështetur plotësisht revolucionin e opozitës dhe popullit iranian, dënoj me forcën më të madhe barbaritë e regjimit ndaj qytetarëve trima që luftojnë të pamposhtur për lirinë dhe dinjitetin e vendit dhe kombit të tyre!
Rroftë Irani i lirë dhe demokrat!
Vdekje Ajetullahëve!