Ndiqni lajmet lokale dhe përditësohuni me situatën/ Ambasada e SHBA-ve në Tiranë thirrje shtetasve amerikanë: Kujdes në zonat e përmbytura

Aktualitet

Publikuar: 08/01/2026

Ndiqni lajmet lokale dhe përditësohuni me situatën/ Ambasada e SHBA-ve në Tiranë thirrje shtetasve amerikanë: Kujdes në zonat e përmbytura

Moti i keq në Shqipëri ka shqetësuar jo vetëm qytetarët vendas, por edhe selitë diplomatike në vendin tonë.

Ambasada e SHBA paralajmëroi sot me një postim në rrjetin social X shtetasit amerikanë që të tregohen të kujdesshëm, pasi “përmbytjet po përkeqësohen”.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë po monitoron vazhdimisht përmbytjet në të gjithë vendin dhe u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes maksimal në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, të cilat po përkeqësohen. Disa zona në mbarë vendin janë nën urdhër evakuimi. Përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim, ndërsa reshjet e shiut mund të shkaktojnë mbyllje rrugësh për shkak të përmbytjeve ose rrëshqitjeve të dheut”, thuhet mes të tjerash në njoftim.

Sipas paralajmërimit dhe këshillave, “shtetasit amerikanë duhet të shmangin zonat e prekura”, veçanërisht ato që janë nën urdhër evakuimi, dhe të ndjekin udhëzimet e policisë në lidhje me mbylljet e rrugëve apo ndërprerjet e qarkullimit.

“Ndiqni lajmet lokale për përditësime mbi situatën e përmbytjeve dhe planifikoni lëvizjet tuaja në përputhje me to. Edhe Google Maps mund të ofrojë informacion në kohë reale për mbylljet e rrugëve dhe përmbytjet. Mos tentoni të drejtoni automjetin në zona të prekura nga përmbytjet. Kërkoni një rrugë alternative ose konsideroni shtyrjen e udhëtimit nëse nuk ka një rrugë tjetër të sigurt”, nënvizohet po aty.

Vendndodhja: Në të gjithë vendin
Ngjarja: Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë po monitoron vazhdimisht përmbytjet në të gjithë vendin dhe u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes maksimal në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, të cilat po përkeqësohen. Disa zona në mbarë vendin janë nën urdhër evakuimi. Përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim, ndërsa reshjet e shiut mund të shkaktojnë mbyllje rrugësh për shkak të përmbytjeve ose rrëshqitjeve të dheut.

Shtetasit amerikanë në Shqipëri që kanë nevojë për ndihmë mund të kontaktojnë Ambasadën e SHBA-së në numrin e telefonit 4224-7285 (nga Shqipëria) ose +355-4224-7285 (nga jashtë Shqipërisë), ose me email në: [email protected].

Veprimet që duhen ndërmarrë:

– Shtetasit amerikanë duhet të shmangin zonat e prekura, veçanërisht ato që janë nën urdhër evakuimi, dhe të ndjekin udhëzimet e policisë në lidhje me mbylljet e rrugëve apo ndërprerjet e qarkullimit. Ndiqni lajmet lokale për përditësime mbi situatën e përmbytjeve dhe planifikoni lëvizjet tuaja në përputhje me to. Edhe Google Maps mund të ofrojë informacion në kohë reale për mbylljet e rrugëve dhe përmbytjet.

– Mos tentoni të drejtoni automjetin në zona të prekura nga përmbytjet. Kërkoni një rrugë alternative ose konsideroni shtyrjen e udhëtimit nëse nuk ka një rrugë tjetër të sigurt.

– I inkurajojmë fuqimisht shtetasit amerikanë që ndodhen në zona të prekura, nëse janë të sigurt, të ndjekin lajmet lokale dhe të kontaktojnë drejtpërdrejt familjarët e tyre dhe/ose të përditësojnë statusin e tyre në rrjetet sociale.
– Nëse keni një emergjencë të menjëhershme ose kërcënuese për jetën, ju lutemi telefononi 127 për ambulancë, 112 për policinë ose 128 për zjarrfikësen. Mund të kontaktoni gjithashtu Emergjencat Kombëtare në [email protected], ose në faqen zyrtare: http://urgjenca.gov.al/