Kryeministri Edi Rama, ka reaguar lidhur me situatën e përmbytjeve në vend, duke ironizuar kritikat e opozitës, të cilat kanë bërë përgjegjëse qeverinë.
“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf”,shkruan Rama.