Gjirokastra nën reshje intensive, kryebashkiaku Flamur Golemi apel qytetarëve

Aktualitet

Publikuar: 06/01/2026

Gjirokastra nën reshje intensive, kryebashkiaku Flamur Golemi apel qytetarëve

Gjirokastra po përballet me orë të vështira si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kanë përfshirë qytetin gjatë gjithë ditës së sotme, e veçanërisht në orët e mbrëmjes.

Përmes një njoftimi publik, kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, duke theksuar se siguria e jetës së njerëzve është prioritet absolut.

Në rast nevoje për ndihmë, qytetarët ftohen të kontaktojnë menjëherë numrin e emergjencave 112.

Sipas Golemit, strukturat lokale dhe qendrore të emergjencave ndodhen në terren dhe janë në ndjekje të vazhdueshme të situatës, me qëllim parandalimin e pasojave, sidomos atyre që mund të rrezikojnë jetën e njerëzve, si dhe minimizimin e dëmeve materiale.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes maksimal.