Përleshje gjatë natës, Tik Lapaj përfundon në spital, i ra i ra bombola e gazit në kokë

Kryesore

Publikuar: 05/01/2026

Përleshje gjatë natës, Tik Lapaj përfundon në spital, i ra i ra bombola e gazit në kokë

Adriatik Lapaj, së bashku me mbështetësit e tij, u rikthye sërish mbrëmë para Kryeministrisë pas tensioneve të regjistruara mesditën e së dielës, ku gjatë protestës të organizuar nga vetë ai, u përplas me efektivët e policisë.

Në orët e para të mesnatës, policia ndërhyri sërish duke u përplasur me kreun e Shqipëria Bëhet dhe mbështetësit të tij, në përpjekje për t’a larguar para Kryeministrisë. Gjatë kësaj situate raportohet se Lapajt i ka rënë në kokë bombola e gazit, dhe për këtë arsye është dërguar në Spitalin Ushtarak për mjekim të specializuar.