Çështja penale kundër presidentit venezuelian Nicolás Maduro i është caktuar gjyqtarit federal 92-vjeçar Alvin K. Hellerstein, një emër i njohur i drejtësisë amerikane me përvojë të gjatë në dosje të ndjeshme.
Hellerstein u nominua dhe u konfirmua si gjyqtar federal në vitin 1998 nga presidenti Bill Clinton. Që prej vitit 2011, ai shërben si gjyqtar i lartë (senior judge) në Gjykata Federale e Distriktit Jugor të Nju Jorkut.
Gjatë karrierës së tij, Hellerstein ka trajtuar çështje me peshë të madhe publike, përfshirë dosje që lidhen me sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, si edhe raste të tjera për terrorizëm dhe siguri kombëtare. Verën e kaluar, ish-shefi i inteligjencës venezueliane Hugo Carvajal Barrios u deklarua fajtor para tij për akuza që lidhen me narko-terrorizmin dhe trafikun e drogës.
Gjyqtari Hellerstein ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes edhe për vendime që përfshijnë ish-presidentin Donald Trump. Ai refuzoi kërkesën e Trump për ta transferuar në gjykatë federale çështjen e njohur si “hush money”, duke vlerësuar se rimbursimet ndaj Michael Cohen për pagesat e ndërmjetësuara ndaj Stormy Daniels nuk përbënin akte zyrtare të presidencës.