Lushnje/ Nusja rreh vjehrrën, më pas dhunohet nga bashkëshorti

Kronike

Publikuar: 05/01/2026

Lushnje/ Nusja rreh vjehrrën, më pas dhunohet nga bashkëshorti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë. Nusja ka ushtruar dhunë mbi vjehrrën, ndërsa djali i saj i është kundërpërgjigjur dhe ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Ende nuk dihet arsyeja pse ka nisur konflikti, ndërsa policia ka nisur procedimin penal ndaj çiftit të bashkëshortëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E. S., 42 vjeç dhe M. S., 38 vjeçe (bashkëshortë), pasi 38-vjeçarja ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj, ndërsa shtetasi E. S. ka ushtruar dhunë ndaj 38-vjeçares.”, sqaron policia.