Arrestimi i Maduros, reagon edhe Papa: Të mbizotërojë e mira për popullin e Venezuelës

Botë

Publikuar: 04/01/2026

Arrestimi i Maduros, reagon edhe Papa: Të mbizotërojë e mira për popullin e Venezuelës

Papa Leoni XIV ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për situatën në Venezuelë.

Ati i Shenjtë bëri thirrje për respektimin e shtetit të së drejtës, të përcaktuar në Kushtetutën e Venezuelës si dhe për mbrojtjen e të drejtave njerëzore.
“E mira e popullit të dashur venezuelian duhet të mbizotërojë mbi çdo konsideratë tjetër dhe të çojë në tejkalimin e dhunës, duke hapur rrugë drejt drejtësisë dhe paqes, duke garantuar sovranitetin e vendit”, tha Papa.

Ai nënvizoi gjithashtu nevojën për bashkëpunim, stabilitet dhe harmoni, me vëmendje të veçantë ndaj më të varfërve, të cilët po vuajnë pasojat e krizës së rëndë ekonomike.
Deklarata e Papës vjen pas zhvillimeve të fundit politike, ku Shtetet e Bashkuara njoftuan arrestimin e presidentit Nicolas Maduro.

Papa Leoni XIV, i pari papë amerikan në histori, ka qenë kritik ndaj disa politikave të presidentit Donald Trump dhe më herët kishte bëre thirrje që Shtetet e Bashkuara të mos përdornin forcën ushtarake për të larguar Maduron nga pushteti.
Ati i Shenjtë ftoi besimtarët në mbarë botën që të luten për paqe, drejtësi dhe stabilitet në Venezuelë.