Vendosja e objektivave për Vitin e Ri është një traditë e përhapur, por për shumë njerëz ajo përfundon shpejt në zhgënjim. Rezolutat shpesh braktisen që në muajt e parë, jo për mungesë vullneti, por sepse janë të paqarta ose shumë ambicioze.
Sipas studimeve të fundit, njerëzit po largohen gjithnjë e më shumë nga premtimet e mëdha dhe po fokusohen te plane më realiste, të lidhura me jetën e përditshme. Qëllimet më të qëndrueshme janë ato që bazohen te progresi dhe jo te perfeksioni.
Ja gjashtë këshilla që ndihmojnë që planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht:
- Ndërtoni zakone të vogla, jo synime të pamundura
Në vend të objektivave të mëdha financiare, ekspertët sugjerojnë hapa të vegjël dhe të qëndrueshëm, si kursimi i rregullt apo planifikimi i shpenzimeve.
- Trajtoni shëndetin si mirëmbajtje, jo si ndryshim ekstrem
Aktiviteti fizik dhe ushqimi i shëndetshëm funksionojnë më mirë kur shihen si rutina të përditshme dhe jo si sakrifica të përkohshme.
- Vendosni pak objektiva dhe shkruajini qartë
Sa më pak rezoluta, aq më e madhe mundësia për t’i përmbushur. Shkrimi i tyre ndihmon në qartësimin e qëllimit dhe në ruajtjen e fokusit.
- Kujdesuni për mirëqenien emocionale çdo ditë
Gjumi i rregullt, kufijtë personalë dhe koha për veten janë po aq të rëndësishme sa arritjet materiale.
- Përqendrohuni te procesi, jo te perfeksioni
Gabimet janë pjesë e rrugës. Një ditë e vështirë nuk duhet të shkatërrojë gjithë përpjekjen.
- Rishikoni rregullisht qëllimet tuaja
Rishikimi mujor ndihmon për të përshtatur objektivat me realitetin dhe për t’i mbajtur ato funksionale në kohë.