Policia Rrugore Tiranë bën bilancin: Brenda një jave mbi 4 mijë masa administrative

Kronike

Publikuar: 22/12/2025

Policia Rrugore Tiranë bën bilancin: Brenda një jave mbi 4 mijë masa administrative

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet për parandalimin e aksidenteve dhe sigurisë në rrugë.

Vetëm gjatë javës së shkuar janë gjobitur 4, 744 për drejtuesit që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, mes tyre, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, shpejtësia mbi normat e lejuara, parakalim i gabuar etj.

32 shoferë janë arrestuar ose do të hetohen në gjendje të lirë. Ndërkohë në kuadër të këtij operacioni janë bllokuar 53 automjete.

Njoftimi i policisë:

Gjatë javës që kaloi dhe gjatë kësaj fundjave, shërbimet e Policisë Rrugore, me rastin e afrimit të festave të fundvitit dhe shtimit të fluksit të lëvizjes, kanë intensifikuar kontrollet dhe patrullimet në të gjitha akset dhe pikat lidhëse të kryeqytetit, me objektivat madhorë, parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Si rezultat i pranisë shtesë dhe përdorimit të pajisjeve logjistike bashkëkohore, janë konstatuar shkelje rrugore të rrezikshme, për të cilat janë vënë masat administrative si më poshtë:

Qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara – 1838 masa;

Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit – 1207 masa;

Mosvendosje e rripit të sigurimit – 722 masa;

Mosvendosje e kaskës mbrojtëse – 653 masa;

Mosrespektim i radhës së qarkullimit – 250 masa;

Parakalim i gabuar – 74 masa.

Më tej, për shkelje të rënda të Kodit Rrugor dhe për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor:

janë arrestuar/proceduar penalisht 32 shtetas;

janë bllokuar 53 automjete.

Policia Rrugore apelon sërish, për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit, si një kontribut i përbashkët dhe tejet i rëndësishëm për garantimin e sigurisë rrugore dhe për mbrojtjen e jetës.