Protesta ‘kombëtare’ e Berishës në përmasat e Foltoreve! Militantët e PD hapen për t’u dukur shumë por dalin më keq

Politikë

Publikuar: 22/12/2025

Protesta ‘kombëtare’ e Berishës në përmasat e Foltoreve! Militantët e PD hapen për t’u dukur shumë por dalin më keq

Protesta e thirrur nga Sali Berisha jo vetëm nuk është masive, por nuk është as normale. Jemi në nivelin e foltoreve të vogla kur militantët happen për tu treguar më shumë në kamera, por sërish hapësirat janë të mëdha.

Përballë godinës së qeverisë është ngritur podiumi ku pritet të flasin eksponentët e Partisë Demokratike dhe pjesëmarrës të tjerë në protestë. Report Tv mëson se mes folësve do të jenë, përveç kryedemokrati Sali Berisha, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deputeti Klevis Balliu, si dhe qytetarë të thjeshtë.

Ky tubim vjen pas 5 protestave që Sali Berisha organizoi poshtë zyrës së Edi Ramës në 5 javët e fundit. Nëse i referohemi 5 të hënave, pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë gjithmonë e në rënie, madje krydemokrati duket se u braktis dhe nga vetë militantët e partisë së tij.

Ky organizim i Partisë Demokratike ka për qëllim rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës, ndërsa Berisha është shprehur se protesta do të jetë pa ndalim dhe nuk përjashtohet mundësia për të shkuar deri në grevë urie.