‘E ke fytyrën si skuth’, Vrenozi me Selin debatojnë ashpër për Kristin

Show Biz

Publikuar: 22/12/2025

‘E ke fytyrën si skuth’, Vrenozi me Selin debatojnë ashpër për Kristin

Big Brother VIP ka nisur edicionin e tij të pestë dhe që në ditët e para nuk kanë munguar debatet dhe diskutimet mes banorëve. 

Një nga përplasjet më të komentuara ka qenë ajo mes Ilir Vrenozit dhe Selit, e cila lidhet me sjelljen e Kristit brenda shtëpisë.

Gjatë bisedës, Vrenozi shprehu hapur pakënaqësinë e tij, duke ironizuar situatën dhe duke deklaruar se ishte lënë në divan për të fjetur, ndërsa sipas tij, Kristi kishte vepruar me qëllim. “Më thoshte ik shtrihu, më latë aty më mbuluat, doli ky skuthi na solli këtu”, u shpreh Vrenozi.