E besuara e Ben Ahmetajt (Ilda Malile) sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë

Kryesore

Publikuar: 22/12/2025

E besuara e Ben Ahmetajt (Ilda Malile) sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë

Tentakulat e Arben Ahmetajt, ndonëse në arrati prej më shumë se dy vitesh, vijojnë të promovohen në postet kyçe të degëve të qeverisë së Edi Ramës. Disa ditë më parë, një prej anëtareve të të ashtuquajtur grupi ‘i të besuarve të Ben Tigrit’ u emërua Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë. Bëhet fjalë për Ilda Malile, pjesë e rrethit të zonjave të besuara të Arben Ahmetajt, i arratisur në Zvicër pasi SPAK kërkon t’a çojë në burg për korrupsion dhe pastrim parash.

Prapaskena mëson se për emërimin e Maliles ka ndërhyrë një oligark nën hetim të shumfishtë nga SPAK, që ka kapur shëndetësinë shqiptare dhe që konsiderohet lidhje e ngushtë e Ben Ahmetajt. Ilda Malile pritet të firmoste aferat korruptive të ministres Evis Sala, disa prej të cilave të gatuara nga Ogerta Manastirliu dhe Albana Koçiu.

Ngjitja e Maliles në poste të larta publike erdhi gjatë kohës kur Arben Ahmetaj ishte ministër i Financave. Tigri e ka emëruar Malilen administratore të Shoqërisë së Parë të Zhvillimit (FAF), një piramidë bankare shtetërore, e cila është përdorur për afera korruptive. Zonja Malile, në biografinë e saj si sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, e fsheh këtë fakt. Gjithashtu, Ben Ahmetaj e ka emëruar zonjën Malile drejtore të Përgjithshme e Borxhit Publik, drejtore e Investimeve Publike, këshilltare pranë AMF-së etj.

Përpos Ilda Malile, rrethi i të besuarave të Tigrit në financa përbëhej nga Alda Klosi që kishte mbushur shtëpinë me para korrupsioni, Vasilika Vjerro, Pranvera Fagu, Mimoza Kaçi, Gelardina Prodani, Alba Thoma, Alba Caroshi etj.