Marrin fund spekulimet/ Zbulohet kush do ta drejtojë “BBV Albania 5”

Show Biz

Publikuar: 20/12/2025

Marrin fund spekulimet/ Zbulohet kush do ta drejtojë “BBV Albania 5”

Mbrëmjen e kësaj të shtune starton për herë të parë, edicioni i pestë i “Big Brother Vip Albania”.

Formati, pritet që edhe këtë vit të jetë nën drejtimin e Ledion Liços, duke u dhënë fund spekulimeve për një moderator tjetër pas aludimeve për një ndarje të mundshme nga partnerja e tij Sara Hoxha.

“Reality Show” më i ndjekur në vend pritet të nisë në orën 21:00, ndërsa një ditë më parë është konfirmuar zyrtarisht edhe banori i parë që do të jetë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend. Ai është Angelo Haruni, moderator i emisionit Top Talk Economy.

Ndërkohë në media ka qarkulluar edhe një listë me 16 emra të show bizzit, që dyshohet se do të jenë banorë këtë edicion.

Kristi Lamaj (Këngëtar).
2. Hilda Kërtalli (Content Creator).
3. Renee Reffo (Content Creator).
4. Vitmar Basha (Këngëtar dhe instrumetist).
5. Robert Aliaj Dragot (Artisti i njohur dhe babai i ish-finalistit Kristi).
6. Anxhela Martini (Modelja e famshme, ndonëse mbetet një emër me pikëpyetje për shkak të jetesës luksoze).
7. Juxhin Plovishti (Aktori i humorit në “Portokalli”).
8. Ardi Murataj (Moderator).
9. Sabina Mete (Moderatore).
10. Ina Pashollari (Moderatore).
11. Lore (Lorela Karoshi) (Këngëtare).
12. Valer Kolnika (Ish-banor i “Big Brother” të thjeshtë).
13. Kleoniki Delijorgji (Modele dhe ish-Miss).
14. Jori Mersini (Merret me fushën e imobiliareve).