Masakër në Australi/ 10 të vdekur dhe 12 të plagosur në një plazh!

Botë

Publikuar: 14/12/2025

Masakër në Australi/ 10 të vdekur dhe 12 të plagosur në një plazh!

Policia në Australi ka konfirmuar se 10 persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë në Bondi Beach, përfshirë një nga autorët e të shtënave.

Një tjetër autor ndodhet në duart e policisë dhe është i plagosur.

Të paktën 12 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa dy efektivë policie janë qëlluar gjithashtu gjatë incidentit.

Autoritetet bëjnë thirrje për publikun të shmangë zonën dhe të ndjekë udhëzimet zyrtare.