PD ‘e tradhtoi’ në garën për AP, Ndregjoni: Berisha të tregojë se lojën e kujt po bën

Pa kategori

Publikuar: 09/12/2025

PD ‘e tradhtoi’ në garën për AP, Ndregjoni: Berisha të tregojë se lojën e kujt po bën

Besim Ndregjoni, drejtues i Unionit të ish-të përndjekurve politikë, një prej emrave të propozuar nga Partia Demokratike për Avokat të Popullit, akuzoi dy forcat e mëdha politike, PD dhe PS, se po bëjnë një lojë të turpshme.

Nëpërmjet një prononcimi, ai i bëri thirrje kreut të PD, Sali Berishës, që të vendosë nëse është me antikomunistët apo jo.

“PD-së dhe PS-së t’i vijë turp që pas 30 vitesh, dy partitë kryesore kanë urrejtje ndaj antikomunizmit dhe bëjnë lojëra të ndyra, që Avokatin e Popullit mos ia japin antikomunistëve. 

Ne nuk kemi nevojë për poste. I bëjmë thirrje Berishës: sot është dita të tregosh veten! Je me antikomunizmin apo je me komunizmin”,tha Ndregjoni.