Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali mesazh homologëve: Moment kyç për Shqipërinë, pasqyrohet progresi i qëndrueshëm drejt BE-së

Politikë

Publikuar: 06/12/2025

Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali mesazh homologëve: Moment kyç për Shqipërinë, pasqyrohet progresi i qëndrueshëm drejt BE-së

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali i ka dërguar një mesazh falenderimi homologëve të saj në Belgjikë dhe Danimarkëpas vendimeve të të dyja vendeve për hapjen e Ambasadave respektive në Tiranë.

Duke shprehur mirënjohjen ndaj dy ministrave të jashtëm, Spiropali shkruan në rrjetin social X se “këto hapa ndërmerren në një moment kyç për Shqipërinë dhe pasqyrojnë progresin e qëndrueshëm dhe të shpejtë të integrimit tonë në BE.

Postimi i Spiropalit:

Mirënjohje e sinqertë për Ministrin e Jashtëm belg Maxime Prévot dhe Ministrin e Jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen mbi vendimet e rëndësishme për hapjen e Ambasadave respektive në Tiranë.

Këto hapa ndërmerren në një moment kyç për Shqipërinë dhe pasqyrojnë progresin e qëndrueshëm dhe të shpejtë të integrimit tonë në BE.

E vlerësojmë besimin e këtyre vendeve mike në reformat e Shqipërisë, stabilitetin dhe kontributin tonë në sigurinë rajonale, si dhe mirëpresim thellimin e bashkëpunimit dypalësh, si dhe në kuadër të NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare, duke çuar përpara angazhimin tonë të përbashkët për një Europë më të fortë dhe më të sigurt.