Vakanca e Sonila Bejtes në Kushtetuese, zbulohen emrat e 10 kandidatëve

Aktualitet

Publikuar: 04/12/2025

Vakanca e Sonila Bejtes në Kushtetuese, zbulohen emrat e 10 kandidatëve

Presidenca e Republikës ka publikuar zyrtarisht listën me 10 kandidatë që kanë shprehur interes për të plotësuar vakancën në Gjykatën Kushtetuese, e krijuar më 25 prill 2025. Në njoftimin e saj, Presidenca konfirmon se procedura e aplikimit është hapur me Dekretin nr. 387, datë 31.10.2025, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin për organizimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në garë për postin e lartë kushtetues janë figura të njohura nga bota e drejtësisë, përfshirë ish-gjyqtarë, juristë, profesorë dhe emra që kanë pasur më parë përfshirje në institucione të rëndësishme shtetërore apo akademike.

Lista e kandidatëve për vakancën në Gjykatën Kushtetuese:

Alaudin Malaj

Alban Toro

Alma Faskaj Vokopola

Arta Vorpsi

Brunilda Bara

Genci Gjonçaj

Jordan Daci

Lulzim Hamitaj

Naureda Llagami

Roland Ilia

Pas shpalljes së listës, pritet që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) të shqyrtojë aplikimet dhe të rendisë kandidatët sipas kritereve ligjore e profesionale, për t’i dërguar përfundimisht emrat Presidentit për dekretim. Procesi është i rëndësishëm për balancimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila mbetet një ndër institucionet kyçe në sistemin e drejtësisë.