U ndalua për mashtrim dhe korrupsion, lirohet ish-shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini

Botë

Publikuar: 03/12/2025

U ndalua për mashtrim dhe korrupsion, lirohet ish-shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini

Pas marrjes në pyetje nga Policia, Federica Mogherini, Stefano Sannino dhe Cesare Zegretti, të përfshirë në skandalin e dyshuar që përfshinte financimin e diplomatëve të rinj europianë, u liruan gjatë natës.

Lajmi u dha nga Zyra e Prokurorit Publik të BE-së, që po udhëheq hetimin. Akuzat kanë të bëjnë me mashtrim dhe korrupsion në prokurim, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional, por të tre u liruan sepse “nuk u konsideruan si rrezik për arratisje”.