Aksident te Pallati me Shigjeta/ Autobusi i Unazës merr para çiklistin dhe disa mjete të parkuara

Kronike

Publikuar: 01/12/2025

Aksident te Pallati me Shigjeta/ Autobusi i Unazës merr para çiklistin dhe disa mjete të parkuara

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme, në zonën e njohur si Pallati me Shigjeta në Tiranë.

Autobus i linjës së Unazës ka përplasur një person me bicikletë si dhe disa mjete të parkuara.

Raportohet se autobusi ka tentuar të shmangë personin me bicikletë që i ka prerë rrugën por nuk ka mundur të frenojë dhe e ka përplasur bashkë me disa mjetet e parkuara.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar çiklisti, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.