Iu vendos tritol te dera e banesës, nëna e Gentjan Zotos: Jetoj vetëm, nuk kam konflikte me njeri

Kronike

Publikuar: 30/11/2025

Iu vendos tritol te dera e banesës, nëna e Gentjan Zotos: Jetoj vetëm, nuk kam konflikte me njeri

Pas shpërthimit të ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në portën e banesës së 63-vjeçares Bakie Zoto, në lagjen “Partizani” të Vlorës, vetë e moshuara ka reaguar duke thënë se ngjarja e ka habitur plotësisht. Ajo jeton e vetme dhe deklaron se nuk ka pasur konflikte me askënd.

Nga pamjet e siguruara, vihet re dëmtimi i fasadës së derës ku ka shpërthyer lënda plasëse. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Vetëm jetoj. Erdhi dhe policia. Më shumë u bë tym. Jo fare asnjë konflikt. Kam kaq vite këtu në lagje. Nuk e di, jam habitur dhe vetë”, u shpreh Bakie Zoto.Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë, policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.