Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Indrit Vokshi, u shpreh se Partia Demokratike ka manipuluar vetë zgjedhjet brenda strukturave të saj, ndërsa njëkohësisht akuzon kryeministrin Rama për vjedhje të zgjedhjeve.
“Vetë anëtarët e PD-së flasin për vjedhje të zgjedhjeve në parti.
Ka dalë kryetari i Këshillit Kombëtar dhe ka thënë se ‘kemi vjedhur vota për kryetarin e partisë’ dhe askush nuk ka reaguar.Janë vjedhur vota brenda partisë. I kërkojnë Ramës të mos vjedhë zgjedhjet, ndërkohë që i vjedhin vetë,” – deklaroi Vokshi në emisionin Review në Euronews Albania.