E rëndë në Greqi/ 14-vjeçarja shqiptare shtatzënë pëson abort pas dhunës nga e ëma

Aktualitet

Publikuar: 28/11/2025

E rëndë në Greqi/ 14-vjeçarja shqiptare shtatzënë pëson abort pas dhunës nga e ëma

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 14-vjeçare shqiptare, e cila ishte shtatzënë është dhunuar nga nëna e saj.

Si pasojë e dhunës, 14-vjeçarja ka pësuar abort spontan.

E mitura, me fetusin në një qese është paraqitur në polici ku ka denoncuar nënën e saj.

54-vjeçarja u arrestua. Ajo akuzohet për veprat penale “lëndime të rënda trupore” dhe “dhunë në familje”.

Sipas mediave greke, arsyeja pse e ka dhunuar vajzën nuk dihet ende.