Trafikuan 27 milionë euro drogë nga Amerika e Jugut me mafien ‘Ndragheta’/ “Turi Burrelsi” pjesë e klanit ‘BARBARO’ në Itali!

Kronike

Publikuar: 26/11/2025

Trafikuan 27 milionë euro drogë nga Amerika e Jugut me mafien ‘Ndragheta’/ “Turi Burrelsi” pjesë e klanit ‘BARBARO’ në Itali!

Detaje të reja nga operacioni në Itali që çoi në goditjen e një grupi që trafikoi 27 mln euro kokainë nga Amerika e Jugut në Itali.

Autoritetet italiane kanë lëshuar edhe 6 masa sigurie për shqiptarë, mes tyre edhe Artur Hoxhosmani i njohur ndryshe si “Turi i Burrelit“. 

Ky i fundit është një emër jo pak i njohur për autoritetet e vendit tonë.

Ai rezulton i arrestuar me urdhër të SPAK pas goditjes së grupit të Plaurent Dervishajt, Erion Alibejt dhe bosit të Cincos, Ermir Ndreaj.

Operacioni i SPAK që çoi në pranga Artur Hoxhosmanin u organizua në korrik të këtij viti, pas zbërthimit të aplikacionit SkyECC.

Ky grup dyshohet se ka trafikuar 6 ton kokainë me vlerë tregu 411 milionë euro.

Ai u arrestua në Palasë, ku ishin bashkë me bosin e Cincos, Ndreaj dhe vëllain e tij Klevis Hoxhosmani duke shijuar rrezet e diellit në një skaf.

Ndërkohë, për këtë operacion Dervishajt dhe Alibejt iu komunikua masa e arrestit në qeli, pasi janë në burg edhe për dosjen e Plumbit të Artë.

Tashmë për shqiptarin Artur Hoxhosmani ka lëshuar masë sigurie edhe Italia.

Emri i tij është përmendur edhe në trafikun e drogës në Angli.

Mediat britanike i kanë kushtuar disa herë artikull dy vëllezërve biznesmenë Hoxhosmani.

Ata shkuan si emigrantë në Angli por u përfshinë në trafikun e drogës.

Klevis Hoxhosmanin, vëllanë e Arturit, vendasit e quanin “Ali Baba” sepse bashkëpunëtorët e tij dukeshin të ishin 40 hajdutë./Voxnews