Mbeti i plagosur nga atentati në Lushnjë, kush është Juli i Pashakos! I arrestuar për atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por u la i lirë

Kronike

Publikuar: 25/11/2025

Mbeti i plagosur nga atentati në Lushnjë, kush është Juli i Pashakos! I arrestuar për atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por u la i lirë

Një atentat i është bërë sot në qytetin e Lushnjës Julian Sulos.

Kush është Julian Sulo?

Julian Sulo i njohur dhe si Juli i Pashakos është një emër i njohur për policinë e shtetit, pasi ai është arrestuar dhe më parë si i përfshirë në atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por nuk u gjet asnjë provë dhe më pas ai u la i lirë.

Sulo ishte ndër të dyshuarit për atentatin ndaj Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, miq të nipit të Aldo Bares, por ai para hetuesve deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me këtë krim.

Më 11 qershor 2016, atij iu bë atentat pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh nga Arjan Aliço, anëtar i bandës së Aldo Bares, i njohur si “Arti i Braçes”.