Personi që shihni në video, i maskuar dhe me biçikletë dyshohet të jetë autori i vendosjes së tritolit në vilën e deputetit të PD-së Xhelal Mziu.
Kamerat e sigurisë të banesave afër Mziut kanë kapur momentin e lëvizjes së autorit i cili ende nuk është identifikuar nga policia.
Siç shihet edhe nga pamjet një person i maskuar dhe që lëviz me biçikletë largohet me shpejtësi duke mos lënë gjurmë. Lënda eksplozive u vendos më 19 shtator.
Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati të lënduar, ndërsa sipas Mziut ngjarja është hakmarrje politike.