Detajet nga “plani” prorus për nënshtrimin dhe poshtërimin e Ukrainës

Botë

Publikuar: 22/11/2025

Detajet nga “plani” prorus për nënshtrimin dhe poshtërimin e Ukrainës

Frankfurter Allgemeine Zeitung

■ Sovraniteti i Ukrainës konfirmohet.

■ Midis Rusisë, Ukrainës dhe Evropës do të lidhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse mos-sulmimi.

■ Ekziston pritja që Rusia të mos pushtojë vende fqinje dhe që NATO të mos zgjerohet.

■ Shtetet e Bashkuara do të ndërmjetësojnë midis Rusisë dhe NATO-s për të sqaruar të gjitha çështjet e sigurisë.

■ Ukraina do të marrë garanci të besueshme sigurie.

■ Madhësia e forcave të armatosura ukrainase do të kufizohet në 600’000 ushtarë.

■ Ukraina do të përfshijë në kushtetutën e saj se nuk do të anëtarësohet në NATO. Aleanca angazhohet të mos e pranojë vendin në të ardhmen dhe të mos stacionojë trupa të NATO-s atje. Ukrainës i lejohet të anëtarësohet në BE.

■ SHBA-të do të marrin kompensim për garancinë e tyre të sigurisë. Nëse Ukraina pushton Rusinë, ajo e humb garancinë. Nëse Rusia pushton Ukrainën, përveç një reagimi të vendosur e të koordinuar ushtarak, të gjitha sanksionet globale do të rivihen në fuqi. Njohja e territorit të ri dhe të gjitha përfitimet e tjera të kësaj marrëveshjeje do të tërhiqen. Nëse Ukraina lëshon pa arsye një raketë ndaj Moskës apo Shën Petersburgut, garancia e sigurisë konsiderohet e pavlefshme.

■ 100 miliardë dollarë nga pasuritë e ngrira ruse do të investohen në përpjekjet e udhëhequra nga SHBA për rindërtim dhe investime në Ukrainë. SHBA-të marrin 50 për qind të fitimeve nga ky projekt. Evropa do të shtojë edhe 100 miliardë dollarë të tjerë për të rritur fondet e disponueshme të investimeve për rindërtimin e Ukrainës.

■ Ukraina do të marrë rregullat e BE-së për tolerancën fetare dhe mbrojtjen e pakicave gjuhësore; Ukraina dhe Rusia do të bien dakord të heqin masa diskriminuese dhe të garantojnë të drejtat e mediave dhe institucioneve arsimore ukrainase dhe ruse; çdo ideologji naziste dhe aktivitet nazist duhet të refuzohet dhe ndalohet.

■ Krimea, Luhansku dhe Donjecku do të njihen si de fakto territore ruse, edhe nga Shtetet e Bashkuara. Linja e frontit në rajonet Herson dhe Zaporizhia do të ngrihet, çka do të thotë njohje de facto e territoreve të pushtuara nga Rusia; Rusia do të heqë dorë nga territoret e tjera të dakorduara që ajo kontrollon jashtë pesë rajoneve; forcat ukrainase do të tërhiqen nga pjesa e rajonit të Donjeckut që aktualisht kontrollojnë dhe kjo zonë tërheqjeje do të konsiderohet si një zonë neutrale e demilitarizuar, e cila njihet ndërkombëtarisht si territor i Federatës Ruse. Forcat ruse nuk do të hyjnë në këtë zonë të demilitarizuar.

■ Pasi të gjitha palët të kenë rënë dakord për këtë memorandum, armëpushimi hyn menjëherë në fuqi, sapo të dyja palët të jenë tërhequr në pikat e dakorduara për të filluar zbatimin e marrëveshjes.