“Ti s’je shpirt i lirë”, Alibeaj përplaset me Dogjanin: Ty Berisha të ra kokës, të futi bërrylin dhe ti nuk ikën

Politikë

Publikuar: 20/11/2025

“Ti s’je shpirt i lirë”, Alibeaj përplaset me Dogjanin: Ty Berisha të ra kokës, të futi bërrylin dhe ti nuk ikën

Dy ish-deputetë të Partisë Demokratike janë përplasur për gjendjen e partisë më të madhe opozitare dhe problemet që ajo ka.

Në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Alibeaj i drejtoi kritika të forta Dogjanit: “Ti ke bërë gabimin më të madh që vazhdon të rri aty, edhe nëse të bien kokës. Ti nuk je shpirt i lirë.”

Ai shtoi se kjo reflektonte problemet e brendshme të PD-së: “Sot PD është një repart ushtarak ku secili fut bërrylin për të zënë një karrige dhe nuk ndjen asgjë për demokratët e vërtetë.”

Pjesë nga debati:

Enkelejd Alibeaj: Ta pranoj sepse ty në njëfarë mënyre edhe të nxorën jashtë.

Asllan Dogjani: Patjetër mo. Jo mo jo ke të drejtë. Unë dola kundër kodit.

Enkelejd Alibeaj: Ore s’po të qaj hallin ty. Madje ti ke bërë gabimin më të madh që vazhdon e rri atje sepse ty edhe të bien kokës edhe ti vazhdon rri aty akoma. Ti nuk je shpirt i lirë.

Asllan Dogjani: Unë shpirt i lirë?

Enkelejd Alibeaj: Ky është problemi i madh që ka PD sot. Sot PD është një repart ushtarak, që pranojnë atje për t’i futur secilit bërryla për të zënë në mënyrë parazitare një karrige dhe për të mos ja ndjerë fare për demokratët e ngratë. Të fusin bërrylin edhe ty, dy herë dhe jo njëherë

Asllan Dogjani: Nëse ka një shpirt të lirë sot në politikë është Asllan Dogjani.