Zv.kryeministrja Belinda Balluku doli në foltore për të folur për herë të parë në Kuvend, pas marrjes nën hetim nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, ndërkohë deputetët e opozitës janë ngritur nga vendi dhe u larguan nga seanca.
“Gënjeshtra dhe baltë” i cilësoi akuzat që SPAK ka ngritur ndaj saj Belinda Balluku.
Balluku tha se nuk do të komentojë hetimet e drejtësisë duke mos i kursyer gjithashtu edhe servilizmat ndaj prokurorëve të SPAK të cilët e kanë marrë të pandehur për Tunelin e Llogarasë.
“Duhet të them disa fjalë jo për të kompensuar gënjeshtrat, por për detyrimin ndaj qytetarëve dhe ata që besojnë tek puna dhe jo tek balta. Nuk do të dëgjoni kurrë sharje dhe kërcënime për drejtësinë e re dhe kur preken personalisht.
Pasi besoj që kjo drejtësi është duke kryer misionin për të cilën u reformua, me pakt be saj të dobëta dhe të forta, por si diçka e re konsolidohen dita ditës. Nuk do të më dëgjoni kurrë të flas për prokurorë apo për çështje nën hetim, të cilën do ta ndjek në diskrecion të plotë deri sa drejtësia të marrë formë të prerë.”– tha Balluku.