SHBA/ Ekzekutohet me armë zjarri 44-vjeçari shqiptar, ishte menaxher në një restorant në Michigan

Botë

Publikuar: 18/11/2025

SHBA/ Ekzekutohet me armë zjarri 44-vjeçari shqiptar, ishte menaxher në një restorant në Michigan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Michigan të SHBA-së ku një 44-vjeçar shqiptar u vra me armë zjarri jashtë restorantit ku ai ishte menaxher (Prime 7 Bar & Restaurant, 635 Cooley Lake Road, në Commerce Township).

Viktima është identifikuar si Françesk Shkambi, 44 vjeç banues në Howell. Policia e gjetën 44-vjeçarin të plagosur në një verandë jashtë restorantit.

Pavarësisht ndihmës mjekësore ai ndërroi jetë në spital.

Personi i dyshuar i krimit është një banor 65-vjeçar i Farmington Hills, i cili u dorëzua vetë në polici. Ai po mbahet në Burgun e Qarkut Oakland.

Gjatë kontrolleve hetuesit gjetën një armë që ata besojnë se është përdorur gjatë vrasjes, një pistoletë 9 mm e cila u raportua e vjedhur, sipas autoriteteve.