Hygerta Sako braktis RTSH-në, bëhet pjesë e “BBV Kosova”

Show Biz

Publikuar: 18/11/2025

Hygerta Sako braktis RTSH-në, bëhet pjesë e “BBV Kosova”

Prezantuesja e sportit, Hygerta Sako, ka braktisur emisionin e saj në RTSH pas videos skandaloze ku, së bashku me 3 panelistët, nuk mbajtën dot të qeshurat pasi një lojtar me origjinë nga Afrika, që luan në Shqipëri me ekipin e Burrelit, u shfaq në ekran për t’u intervistuar nga gazetari.

Moderatorja dhe ish-Miss Albania ka vendosur të udhëtojë drejt Kosovës dhe është bërë banorja e parë e shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 4”.

“Më pëlqen të sfidoj veten“, ka thënë ajo në klipin që prezantoi për publikun.

Screenshot