5 me 0 / PS fiton thellë në të gjitha bashkitë, Berisha tjetër disfatë, PD drejt shuarjes si LSI-ja në Berat

Kryesore

Publikuar: 10/11/2025

5 me 0 / PS fiton thellë në të gjitha bashkitë, Berisha tjetër disfatë, PD drejt shuarjes si LSI-ja në Berat

Nuk ka supriza. Partia Socialiste ka fituar thellë në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë. PD e Sali Berishës, ndonëse në këto zgjedhje zgjodhi që të fshihej pas kandidatëve të pavarur, ka pësuar disfatën e radhës. Kandidatët e saj kanë marrë rezultate në pikiatë, ndërsa vetë PD krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, në këto 5 bashki ka pësuar një tkurrje të ndjeshme.

Brunilda Mersini është zyrtarisht Kryetarja e re e Bashkisë së Vlorës, pas fitores në zgjedhjet e pjesshme vendore të mbajtura më 9 nëntor 2025. Kandidatja e Partisë Socialiste të Shqipërisë u konfirmua si fituese e garës me një rezultat të thellë ndaj Dionis Anesti Sotës, të mbështetur nga opozita, dhe kandidatit të pavarur Gjergji Nikë Nika.

Sipas rezultateve përfundimtare të publikuara nga KQZ, janë numëruar të gjitha 231 qendrat e votimit.
Brunilda Mersini ka marrë 15,672 vota, që përfaqësojnë 78.44% të totalit.
Pas saj renditet Dionis Sota me 2,333 vota (11.68%) dhe Gjergji Nika me 1,975 vota (9.88%).

Edhe Gramos Sako është zyrtarisht Kryetari i ri i Bashkisë së Tepelenës, pas një fitoreje të thellë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit. Kandidati i Partisë Socialiste të Shqipërisë ka dominuar garën duke marrë mbi tri të katërtat e votave, ndërsa rivali i tij i vetëm, Gabriel Altin Guma, kandidat i propozuar nga zgjedhësit, ka mbetur shumë prapa në rezultat.

Sipas të dhënave përfundimtare të publikuara nga KQZ, janë numëruar të gjitha 21 qendrat e votimit. Gramos Sako ka marrë 3,261 vota, që përfaqësojnë 77.85% të totalit të votave, ndërsa Gabriel Altin Guma ka marrë 928 vota, ose 22.15%.

PS fiton në Cërrik

Florenc Spiro Doka është zyrtarisht Kryetari i ri i Bashkisë së Cërrikut, pasi ka siguruar një fitore të qartë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit.

Kandidati i Partisë Socialiste të Shqipërisë ka marrë shumicën dërrmuese të votave, duke mposhtur dy rivalët e tij, Eligert Qani Hima nga “Lëvizja Shqipëria Bëhet” dhe Amarildo Sherif Hoxha, kandidat i propozuar nga zgjedhësit.

Sipas të dhënave përfundimtare të KQZ-së, janë numëruar të gjitha 57 qendrat e votimit.
Florenc Doka ka marrë 6,201 vota, që përfaqësojnë 66.22% të totalit të votave.
Në vend të dytë renditet Amarildo Hoxha me 1,888 vota (20.16%), ndërsa Eligert Hima ka siguruar 1,275 vota (13.62%).

PS fiton thellë në Berat

Partia Socialiste ka marrë fitore të thellë edhe në bashkinë e Beratit. Kandidati i PS, Ervin Ceca ka fituar me 83.35% të votave, ose 13050 vota. Një diferencë shumë e thellë krahasuar me vetëm 2607 votat (16.65%) që ka fituar Pavlo Shkarpa, kandidati i pavarur i mbështetur nga PD, një shifër e ulet që PD nuk e kishte arritur as në vitin e saj të errët 1997.

Mati ishte bashkia e fundit ku u mbyll procesi i votimit. Kandidati socialist Alt8n Bojni ka fituar me 7425 vota ose 66.54%, kundrejt rivalit të tij, kandidatit të pavarur Eduart Brahilika me 3184 vota ose 28.54%. Ndërsa kandidatja Suzana Pasha që sfidoi partinë e saj PS-në, duke kandiduar si e pavarur ka marrë vetëm 549 vota.