Kim Kardashian fajëson ChatGPT për ngeljen në provimet e juridikut

Show Biz

Publikuar: 05/11/2025

Kim Kardashian fajëson ChatGPT për ngeljen në provimet e juridikut

Kim Kardashian ka thënë se ChatGPT është një nga arsyet pse ajo ka dështuar disa herë në provimet e saj të drejtësisë. Në një intervistë për mediat amerikane, ajo tregoi se përdorte ChatGPT për të studiuar, por përgjigjet e tij ishin shpesh të gabuara.

“E pyes ChatGPT për pyetje nga provimet e mia dhe gjithmonë del gabim. Më nervozon aq shumë sa i bërtas,” – u shpreh Kim me humor.

Ajo tha se e sheh chatbot-in si mik dhe armik, sepse ndonjëherë ndihmon, por shpesh e ngatërron.

Kardashian vazhdon përpjekjet për t’u bërë avokate dhe pret rezultatet e provimit të fundit që dha në korrik 2025.