Homazhet për Fatos Nanon, Berisha nuk shkon në ceremoni! Dërgon si përfaqësues Gjekmarkajn dhe Nokën

Aktualitet

Publikuar: 02/11/2025

Homazhet për Fatos Nanon, Berisha nuk shkon në ceremoni! Dërgon si përfaqësues Gjekmarkajn dhe Nokën

Agron Gjekmarkaj dhe Flamur Noka janë dy përfaqësuesit e Partisë Demokratike, të cilët kanë ardhur për të kryer nderimet në ceremoninë mortore të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano.

Vetë Sali Berisha nuk ka ardhur në ceremoni, por ka dërguar si përfaqësues të PD-së Gjekmarkajn dhe Nokën.

Berisha dhe Nano kanë pasur përballje të ashpra politike. Nano u burgos në vitin 1993, kohë kur Berisha ishte në pushtet, si i akuzuar për korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata. Pavarësisht se u dënua me 12 vite burgim, Nano u lirua 3 vite më vonë pas një amnistie të dhënë nga Berisha.