Në komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike po shqyrtohet kërkesa e PD për “Propozim për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës z. Bajram Begaj për shkelje të vazhdueshme të rënda të Kushtetutës”.
Kërkesat e demokratit Gjin Gjoni konsistojnë në: shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës, dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë Tiranë, ndërhyrje në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese.
Gjoni shprehet se për kryerjen akteve, Presidenti s’ka pasur qëllim legjitim përveç se vullnetit të tij me qëllim shërbimin ndaj qeverisë. Vendimet e tij kanë pasur ndikim negativ, ka thënë ndër të tjera ai.
Më tej Gjoni tha se Presidenti Begaj është i punësuar në një spital privat, ndërsa i biri në një kompani private sigurimesh.
7 shkeljet që opozita pretendon se janë kryer nga presidenti Bajram Begaj:
Dekretoi zgjedhje në Tiranë në shkelje të Kushtetutës
Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i preku pavarësinë
Dekretoi në shkelje ligjin për Komisionet Hetimore
Dekretoi ministren virtuale ‘Diella’
S’ndali trupën diplomatike nga përfshirja në fushatën e vitit 2025
Kabineti i tij ndërhyri në procesin e administrimit të zgjedhjeve
I biri i punësuar fiktivisht në një kompani private sigurimesh që përfiton tendera nga presidenca/ Vetë Begaj i punësuar në një klinikë private