Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, komentoi projektin e Kodit të Ri Penal dhe ndryshimet që po propozohet të përfshihen në të.
Për Rakipin, në projekt-draftin e ri parashikohet një rritje e dënimeve për disa vepra të caktuara, si pasojë e parimit të proporcionalitetit midis burgimit dhe konfiskimit.
Megjithatë, Rakipi u shpreh se në tërësinë e tij, sistemi i dënimeve të propozuara në Kodin e Ri Penal, sipas tij, është më i butë dhe më i balancuar se në shumë vende të tjera evropiane.
“Ajo që harrohet për tu thënë janë dënimet plotësuese, dhe këtu fillon problem i madh i cili ende nuk ka arritur të trajtohet ndershmërisht nga prokurorët. Ose ata nuk e kanë vënë re për ta konstatuar këtë gjë. Që janë dënime plotësuese dhe kjo lidhet me konfiskim.
Konfiskimi aktual është i padetyrueshëm ndërsa propozimi i bërë është që të jetë i detyrueshëm, shoqëron dënimet me burgim dhe konfiskohet pasuria.
Kjo krijon detyrim për prokurorët, detyrim i cili nuk lidhet vetëm me dënimin me burgim por edhe me konfiskimin. Për këto dispozita, dënimi është rritur, por pjesërisht në tërësinë e tij, mund t’ju them që dënimet që ne kemi propozuar janë më të ulëta se në vendet e tjera”, tha Rakipi në RTSH.
Më tej, drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi shprehu kritika për nivelin profesional i hartuesve të Kodit Penal të vitit ’95.