Berisha ‘leksione’ deputetëve të rinj: Jeni me duar në xhepa, s’keni staf! Ne mund ta teprojmë me qëndrimet, por parlamenti s’duhet shkatërruar

Politikë

Publikuar: 23/10/2025

Berisha ‘leksione’ deputetëve të rinj: Jeni me duar në xhepa, s’keni staf! Ne mund ta teprojmë me qëndrimet, por parlamenti s’duhet shkatërruar

Partia Demokratike ka nisur të trajnojë deputetët e rinj të saj, duke kopjuar strategjinë e ndjekur nga socialistët nëpërmjet Akademisë Politike të PS. 

Në fjalën e tij, Berisha tha se parlamenti është universiteti më i mirë për deputetët. Ai tha se deputetët kanë mbetur vetëm me duar në xhepa pasi nuk kanë staf. Sipas tij, nuk duhej që të rriteshin rrogat për deputetët por të investohej në stafin për ta.

“Në këtë kuadër, një transformim i madh i punës së parlamentit duhet të bëhet. Ju jeni deputetë me duar në xhepa, pa asnjë staf, çka e qëmton punën e parlamentit, qoftë për kontaktet e vazhdueshme për zgjedhësit, apo për mbështetjen e veprimtarisë tuaj në parlament. Ky ështe parlament skeletik aktual, kur imagjinoj se jemi 220 mijë rroga në administratë dhe sheh parlamentarët pa asnjë ndihmës, ose të paktën të zemë dy tre së bashku një zyrë ndihmëse. Kjo është si ta përthash parlamentin. E domosdoshme krijimi i kushteve të parlamentarëve për të përmbushur me dinjitet profesionin e tyre.”, tha Berisha.  

Më tutje pranoi se opozita e tepron me qëndrimet që mban.

“Është e vërtetë që opozita mund të teprojë me qëndrimet e saj por s’do të thotë që të shkatërrohet parlamenti. Opozita nuk ka detyrë tjetër përveçse të qëndrojë opozitë. Është fillim i frikshëm i parlamentit këtë vit. Jashtë çdo lloji konteksti. Kurrë nuk mund të ndodhte që progreamik qeveritar të votohej në 25 minuta, edhe pushtuesit që krijojnë një qeveri s’e iomponojnë një gjë të tillë në parlament. “, tha ai.

Deputetë për herë të parë nga PD janë: Gjin Gjoni, Arjan Ndoja, Manjola Luku, Artan Luku, Kliti Hoti, Zija Ismaili, Denisa Vata, Bledi Himçi, Klodiana Çapja, Ivi Kaso, Fidel Kreka dhe Besart Xhaferi.  Ky i fundit, me deklaratat që ka bërë, ka shprehur një qëndrim kritik ndaj Berishës pasi tha se nëse nuk arrin që të vërtetëtojë akuzën për farsë elektorale më 11 maj, pas së cilës është kapur për të justifikuar humbjen e thellë që pësoi, do të duhet që të largohet në vitin 2026 atëherë kur edhe i mbaron mandati. 

Strategjia e trajnimit u ndoq nga socialistët, e cila menjëherë pas zgjedhjeve të 11 majit, u organizua nëpërmjet Akademisë Politike për të trajnuar skuadrën e re të deputetëve të rinj para se ata të hynin në dyert e Kuvendit në shtator.

Axhenda:

10:00 – 10:30 | Pjesa Hyrëse/Fjalë përshëndetëse

Sali Berisha – Kryetar i Partisë Demokratike

Thomas Kunze – Shef i Zyrës së KAS Tiranë 

Gazmend Bardhi – Kryetar i Grupit Parlamentar të PD

10:30 – 11:30 | Sesioni I – Komunikimi Publik

Neritan Sejamini – Ekspert i komunikimit publik

“Komunikimi i deputetit në parlament dhe me publikun”

11:30 – 12:30 | Sesioni II – Demokracia dhe Parlamentarizmi në Shqipëri

Afrim Krasniqi – Drejtues i Institutit të Studimeve Politike (ISP)

“Roli i deputetit në forcimin e demokracisë dhe standardeve parlamentare”

12:30 – 14:00 | Pushim Dreke

14:00 – 15:00 | Sesioni III – Deputeti si Zëri i Qytetarëve: Nga procesi i integrimit, tek Shëndetësia apo Arsimi

Panel i përbashkët:

Jorida Tabaku – Deputete e PD

“Roli i Kuvendit dhe i opozitës në procesin e integrimit europian” – 20 min

Albana Vokshi – Deputete e PD

“Barazia gjinore, Politikat sociale dhe shëndetësia si kauza parlamentare” – 20 min

Luciano Boçi – Deputet i PD

“Arsimi dhe kultura si prioritete kombëtare në politikë”  – 20 min

15:00 – 16:15 | Sesioni VI – Dialog me Deputetët me Përvojë

Bisedë e hapur me deputetë me eksperiencë të PD-së për të ndarë përvoja praktike politike

Flamur Noka – Sekretar i Përgjithshëm     – 15 min

Oerd Bylykbashi – Nënkryetar i PD      – 15 min

Agron Gjekmarkaj – Nënkryetar i PD      – 15 min

Tomorr Alizoti – Nënkryetar i Grupit Parlamentar të PD     – 15 min

Belind Këlliçi – Nënkryetar i Grupit Parlamentar të     PD – 15 min

16:15 – 17:15 | Sesioni I – Procesi Ligjvënës

Merita Qato – Drejtore e Përgjithshme e Shërbimit Legjislativ në Kuvendin e Shqipërisë

“Si funksionon procesi ligjvënës në Kuvend: nga nisma te votimi”