E vërteta e përndjekjes në Tiranë dhe plagosjes së polices, 16-vjeçarja në lidhje dashurie me Jetmir Llanajn, të “fortin” e Lezhës

Aktualitet

Publikuar: 21/10/2025

E vërteta e përndjekjes në Tiranë dhe plagosjes së polices, 16-vjeçarja në lidhje dashurie me Jetmir Llanajn, të “fortin” e Lezhës

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me ngjarjen e raportuar këtë të martë nga Policia e Shtetit ku një 16-vjeçare dëmtoi oficeren e policisë si dhe plagosi veten me mjet prerës, si pasojë e gjendjes së saj të rënduar psikologjike pasi po përndiqej nga një shtetas me “urdhër” të ish-të dashurit të saj 46-vjeçar.

Burime për mediat bëjnë me dije se Jetmir Llanaj, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe mediat, para se të binte në prangat e Policisë në mars të këtij viti, ka pasur një lidhje dashurie me 16-vjeçaren.

Por, pasi ai u arrestua, vajza vijoi jetën e saj duke nisur një tjetër histori dashurie. Ky fakt nuk u pranua nga Llanaj, i cili ndonëse në qeli, i kishte vendosur të resë “roje”. Në gjendje të rënduar psikologjike dhe e bezdisur nga ndjekja ajo ka vendosur që të presë veten me xham, por fatmirësisht pa pasoja për jetën.

Gjatë marrjes në pyetje, e reja ka kafshuar punonjësen e Policisë. Menjëherë autoritetet kanë referuar materialet në Prokurori, ndërkohë që po punojnë për identifikimin e shtetasit të cilinJetmir Llanaj, ja kishte vendosur për ta ndjekur.

Jetmir Llanaj, ose i njohur ndryshe si “i f orti” i Lezhës, u arrestua në mars të këtij viti pasi akuzohet se është pjesë e një grupi të cilët vendosnin gjoba tek bizneset në Kurbin.

Nga hetimet e kryera rezulton se 46-vjeçari së bashku me katër persona të tjerë, iu vendosnin gjoba biznesmenëve duke ushtruar presion dhe kanosur me armë, me qëllim përfitimin pasuror të padrejtë.

Prej 3 muajsh, grupi i Jetmir Llanajt ishte mbajtur nën vëzhgim dhe përgjoheshin duke plotësuar të gjitha provat. Dy të miturit u kapën në flagrancë duke tentuar të merrnin një shumë parash tek një biznes dhe pas ndalimit të tyre dhe të një 39-vjeçari në flagrancë u realizua edhe operacioni për kapjen disa ditë më vonë të Jetmir Llanaj.

Llanaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ai më herët ka qenë në burg për vrasje, pasi mori hak për vrasjen e djalit të tij 9-vjeçar, Indrit Llani.

46-vjeçari u dënua me 25 vite burgim nga shkalla e parë, por Apeli e uli, ndërsa kreu dënimin dhe në janar la qelinë për t’u kthyer sërish në muajin mars.