Dhunoi babain e tij, arrestohet 50-vjeçari në Lushnjë

Kronike

Publikuar: 19/10/2025

Dhunoi babain e tij, arrestohet 50-vjeçari në Lushnjë

Një 50-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, pasi akuzohet për dhunë në familje. Policia bën me dije se Niko Qori dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:

arrestuan në flagrancë shtetasin N. Q., 50 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.