“Ua, ç’është kjo paçavure” – Zegjineja habitet nga fjalori i Flamur Nokës

Politikë

Publikuar: 16/10/2025

“Ua, ç’është kjo paçavure” – Zegjineja habitet nga fjalori i Flamur Nokës

Zegjine Çaushi ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të opozitës për fjalorin e përdorur sot në Kuvend.

Deputetja i kërkoi kryeparlamentarit Peleshi që të mos e lejojë sjelljen e Flamur Nokës.

“Ua sa të respektuar, u çudita tani, i nderuar kryetar, kjo sjellje nuk duhet toleruar nga ana juaj. 

Çështë kjo paçavure, ç’janë këto fjalë dhe këto ofendime që përdor z.Noka.

Ua, je në institucionin që të kanë votuar qytetarët, nuk je në këtë fjalorin e rrugëve që përdor. 

Kujtohu ku je. Faleminderit”, tha ajo.