Raportet se Prokuroria e Tiranës po e heton, Behgjet Pacolli flet me kode: Presin që stuhia të rrëzojë lisin e madh, por mizat i merr era të parat

Aktualitet

Publikuar: 15/10/2025

Raportet se Prokuroria e Tiranës po e heton, Behgjet Pacolli flet me kode: Presin që stuhia të rrëzojë lisin e madh, por mizat i merr era të parat

Behgjet Pacolli ka ndarë një mesazh të koduar, pas lajmeve të ditëve të fundit se Prokuroria e Tiranës kishte nisur ndaj tij hetimet për Aeroportin e Vlorës dhe të ashtuquajturat “afera” me rusët për t’i sjellë ata në Shqipëri.

Teksa ndan një fotografi krah të vëllait Afrim Pacolli dhe dy pilotëve të avionit të tij privat, ai thotë se “ka njerëz që s’kanë emër të vetin dhe ushqehen me emrin e tjetrit”, duke i krahasuar ata me mizat.

“Janë njerëz pa histori personale, ndaj rrinë rreth e rrotull një LISI TË MADH, me shpresën se do të vijë një stuhi që do ta rrëzojë. Besojnë se, po ra ai lis, zhurma e rrëzimit do t’i bëjë edhe ata të duken të famshëm”, shkruan Pacolli.Ai thotë se këta persona, harrojnë se lisi, pra ai vet, është rritur me dinjitet dhe me rrënjë shumë të forta, të cilat kanë përballur stuhi edhe më parë. Kurse mizat, siç thotë ai, i merr era të parat dhe zhduken pa nam e nishan.

“Ka nga ata që s’kanë emër të vetin, prandaj ushqehen me emrin e tjetrit – si MIZAT  me mjaltin e bletës puntore. Janë njerëz pa histori personale, ndaj rrinë rreth e rrotull një LISI TË MADH, me shpresën se do të vijë një stuhi që do ta rrëzojë. Besojnë se, po ra ai lis, zhurma e rrëzimit do t’i bëjë edhe ata të duken të famshëm.