Rama therrët tubim më 17 tetor në Tiranë për krerët e UÇK-së

Aktualitet

Publikuar: 13/10/2025

Rama therrët tubim më 17 tetor në Tiranë për krerët e UÇK-së

Edi Rama ka thërritur një tubim më 17 tetor, në orën 17:00, për të kërkuar drejtësi për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po gjykohen në Gjykatën e Hagës.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se kësaj proteste duhet t’i bashkohen të gjithë shqiptarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare.

Gjithsesi, Rama thotë se nuk është ai organiozatori, por ka pranuar kërkesën e tyre për ta postuar këtë thirrje për të marrë pjesë në këtë tubim, ku të ngjashme janë mbajtur edhe në Kosovë apo në Hagë.

“Me kënaqësi dhe i nderuar t’u bindem organizatorëve për ta postuar këtë ftesë-thirrje.

LIRIA KA EMËR

Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare — mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT”,- shkruan Rama.