Princ Leka i ka dhënë fund beqarisë pas divorcit të bujshëm me aktoren Elia Zaharia.
Mësohet se Princ Leka dhe partnerja e tij, fotografja e familjes mbretërore, Blerta Celibashi janë celebruar në një ceremoni më 11 tetor 2025 në Ksamil, në jug të Shqipërisë, në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë.
Në fotot e publikuara bashkë me njoftimin zyrtar të shpërndarë në rrjetet sociale të Princ Lekës, çifti shfaqet në një ambient elegant e të ndritshëm, duke mbajtur duart e njëri-tjetrit dhe duke buzëqeshur.
“Familja Mbretërore ndan lumturinë e saj me popullin shqiptar dhe shpreh mirënjohjen më të përzemërt për të gjithë ata që kanë përcjellë urimet e tyre të mira në këtë rast të gëzueshëm,” thuhet në komunikatën e Oborrit Mbretëror.





