Policia e Gjirokastrës ka nisur procedim penal ndaj një 65-vjeçari, pas një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor “Ura e Leklit–Këlcyrë”.
Sipas policisë, shtetasi S. T., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga shtetasi zvicerian C. W., 50 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, janë lënduar lehtë të dy drejtuesit dhe tre pasagjerë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.